Vllaznia konfirmon bisedimet me Llullakun, pret një përgjigje nga futbollisti kuqezi

Share Button

AlbanianSport.com 22/12/2020 19:55

ASNN – Klubi shkodran pohon për Fjala.al se tani pret një përgjigje nga futbollisti kuqezi. Vllaznia e ka mbyllur fazën e parë të këtij sezoni të Kategorisë Superiore në krye të renditjes, në kuotën e 19 pikëve, 3 më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Kukësi, ndërsa rivalet e tjera kanë mbetur 6 pikë prapa. Pavarsisht një paraqitjeje solide, drejtuesit e klubit janë hedhur në kërkim të përforcimeve në merkaton e janarit dhe nuk kanë munguar emrat e bujshëm që janë përmendur.

I tillë ka qenë ai i Bekim Balajt, por rikthimi i sulmuesit të Kombëtares në skuadrën e qytetit të lindjes duket e vështirë, teksa ai është nën kontratë me Shturmin e Grazit në Austri, atje ku po aktivizohet rregullisht, duke shënuar edhe gola. Një tjetër emër i njohur i përmendur të martën në lidhje me një kalim tek kuqeblutë është ai i Azdren Llullakut. Sulmuesi 32-vjeçar aktualisht militon në nivelin e dytë të kampionatit rumun të futbollit, në Ligën e Parë, në radhët e Konkordia Çajnas.

Aty ku në 23 ndeshje është aktivizuar 14 herë si titullar, duke shënuar 4 gola. Llullaku e ka veshur edhe fanellën e Kombëtares kuqezi, teksa në 6 ndeshje zyrtare dhe miqësore, ka luajtur si titullar, ndërsa në 4 të tjera ka qenë në stol por nuk është aktivizuar, duke mos arritur dot të shënojë asnjë gol. Bisedimet me futbollistin e lindur në Istog të Kosovës i kanë konfirmuar posaçërisht për Fjala.al burime zyrtare pranë klubit të Vllaznisë, duke sqaruar se, për momentin, gjithçka varet nga përgjigja e Llullakut.

Ardhja e tij do t’i jepte një dimension të shtuar lojës së Vllaznisë në fazën sulmuese, ndërsa vetë futbollisti, përveç aspekteve të tjera, mund të joshet nga fakti se kuqeblutë këtë vit janë pretendentë seriozë në betejën për titull, por edhe për një vend në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët dhe javët në vijim për të mësuar se çfarë do të ndodhë në merkaton e Vllaznisë, e cila, me ardhjen e sponsorit Alban Xhaferi, nga skuadër që luftonte për mbijetesën sezonin e shkuar, është shndërruar në ekip që pretendon trofe këtë sezon.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh