Vllaznia… “kambanat” që bien për legjendën shkodrane të futbollit shqiptar

Share Button

Vllaznia

Nga Adriatik Balla 11.09.2015 08:40

Për të disatin vit radhazi, Vllaznia hyn në garë me më të mirat e futbollit shqiptar jo si skuadër favorite, por si një ekip që ka objektiv mbijetesën, që do të thotë ndryshe do të luftojë fort për të mbetur në Kategorinë Superiore. Një gjendje e tillë e mjerueshme për një nga klubet më të njohur e 9 herë fitues i kampionatit, diktohet nga politikat e gabuara që janë ndjekur me klubin nga Bashkia e Shkodrës, e cila, duke mos gjetur një gjuhë bashkëpunimi me bizneset, ose, më saktë, duke mos dashur që të ketë një skuadër konkurruese, ia ka dalë ta lërë Vllazninë në vendet e fundit të tabelës së renditjes dhe larg pritshmërive të publikut shkodran.

Ky i fundit, dashamirës si askush tjetër për këtë sport, sheh të katandiset në pikë të hallit skuadra e zemrës, në pamundësi për të bërë diçka për të mirën e fanellës kuqeblu. Nga kontaktet e vazhdueshme që media ka pasur me zyrtarët e klubit, mësohet i njëjti refren: “Bashkia është “pronarja” e Vllaznisë dhe si e tillë ajo duhet të gjejë rrugën e shpëtimit”. Në vazhdën e këtyre zhvillimeve absurde, Vllaznia mbetet në vend, pa pasur asnjë shans për të qenë konkurruese në formulën me 10 skuadra dhe katër faza të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, e për pasojë do të detyrohet të luftojë për mbijetesë.

Skuadrat që shiheshin nga analistët si të mundshme për mbijetesë, apo për rënie nga kategoria, ishin Bylisi dhe Tërbuni, ekipe që praktikisht nuk e kanë forcën e duhur për të rivalizuar me dy ekipet e kryeqytetit, Tiranën dhe Partizanin, apo dhe Skënderbeun “evropian”. Por Vllaznia është praktikisht skuadra që rrezikon më shumë rënien një kategori më poshtë, sepse nuk ka një sponsor, nuk ka një president dhe,më keq akoma, nuk ka një projekt shpëtimi. Madje ajo nuk ka as edhe arsye për të mbijetuar, sepse këtë gjë e kanë kushtëzuar zhvillimet negative në Shkodër.

Ish-figura të njohura të Vllaznisë ndër vite kanë kohë që lëshojnë alarmin për gjendjen e ekipit dhe ftojnë institucionet që të zgjidhin situatën në favor të klubit. Vllazninë e kanë kërkuar edhe biznesmenë të njohur, një ndër ta presidenti aktual i Kukësit, Safet Gjici, por nuk ka pasur dashamirësi për të lenë sponsorët të ndihmojnë këtë skuadër të kthehet në ditët e saj të mira. Trofeu i fundit që ka fituar Vllaznia daton në vitin 2007, një Kupë të Shqipërisë, kurse për titullin “kampion”, tifozët e zjarrtë të skuadrës shkodrane duhet të rikthehen në vitin e largët 2001, kur në Shkodër bëhej festë për suksesin, një festë që tani duket si një ëndërr e largët.

Një nga emrat më të shquar të futbollit kombëtar shqiptar po degradon kështu në nivele

mediokre sportive, për mbijetesë dhe në mëshirë të fatit. Kjo është e tepërt për klubin që i ka dhënë shumë futbollit, sidomos skuadrave kombëtare, me talentet e shumtë dhe emrat e mëdhenj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh