Vllaznia fundoset edhe më, Adeniji firmos fitoren e Laçit në Pukë

Share Button

Laci-Vllaznia-duel-ajror

AlbanianSport.com 27.09.2015 16:10

ASNN – Në takimin e parë të së dielës, që është i parafundit për javën e 5-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Laçi i është falur një goli të vetëm, me autor nigerianin Xhejms Adeniji, për të mposhtur Vllazninë. Takimi i zhvilluar në Pukë, për shkak të rindërtimit të Stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës është vendosur nga goli i realizuar nga futbollisti afrikan dy minuta para përfundimit të pjesës së parë. Duhet theksuar se Vllaznia ka qenë e pafat në këtë humbje, pasi ka zhvilluar një lojë shumë të mirë dhe ka humbur raste të pastra për shënim.

Ndërkaq, Tirana ka mundur të shtunën Teutën 2-0, me dy gola të shënuar në pjesën e parë, në takim që u zhvillua në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Në dy takimet e tjera të së shtunës, Skënderbeu fitoi 4-1 në Ballsh ndaj Bylisit vendas, ndërsa Partizani triufoi 2-1 në Pukë ndaj Tërbunit. Java e 5-të e Kategorisë Superiore vijon të dielën me dy takimet e fundit. Tirana e ka nisur ndeshjen praktikisht me gol, të realizuar në fund të minutës së dytë nga Gentian Muça, dhe ka vijuar ta thellojë epërsinë në minutën e 28-të, me atë të serbit Karan.

Me këtë epërsi dygolëshe të bardhebluve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat nuk do të sjellin gola të tjerë dhe Tirana korr fitoren e dytë në këto 5 javë kampionat. Në fakt, java e 5-të e Kategorisë Superiore ka ngritur siparin me takimin midis Tërbunit dhe Partizanit, që u luajt pasdreke në Stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës dhe u fitua nga të kuqtë kryeqytetas me rezultatin 2-1. Sukaj e kaloi në epërsi Partizanin në pjesën e parë.

Ndërsa në të dytën protagonistë është Ditmir Bicaj, i cili shkakton fillimisht një autogol në portën e tij, duke vijuar të shënojë edhe në krahun tjetër golin e fitores së të kuqve. Kjo javë ka vijuar me takimin e orës 16:00, atë midis Bylisit dhe Skënderbeut, që u luajt në Stadiumin “Adush Muça”. Skënderbeu ka thyer tabunë 17-vjeçare, duke triumfuar madje thellë, 4-1 në Ballsh ndaj vendasve dhe duke ruajtur bilancin e 100 % fitoreve në këto 5 javë të para.

Java e 5-të vijon të dielën me takimin e fundit dhe, duke nisur nga ora 16:00, Flamurtari është mysafir në Kukës, ku do të ndeshet me skuadrën vendase. Renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Skënderbeu, me pikë të plota, 15, i ndjekur nga Partizani, me 13 pikë, Laçi dhe Teuta, me nga 9 pikë, Tirana me 8, dhe Kukësi me 6 pikë.

 

Kategoria Superiore

Java e 5-të

 

Të shtunën, 26 shtator 2015:

 

Tërbuni – Partizani               1-2

Shënues: Bicaj 57’(a.g.) / Sukaj 26’, Bicaj 75’

Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë

 

Bylis – Skënderbeu              1-4

Shënues: Romaul Seara 85’ / Olajinka 3’, S. Lilaj 55’, Salihi 65’, Latifi 87’

Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh

 

Tirana – Teuta                       2-0

Shënues: Muça 2’, Karan 28’

Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë

 

Të dielën, 27 shtator 2015:

 

Vllaznia – Laçi                       0-1

Shënues: Xhejms Adeniji 43’

Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë

 

Kukësi – Flamurtari              (16:00)

Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         B.        H         Gsh-Gp          Pikë

  1. Skënderbeu 5          5          0          0          12-32              15
  2. Partizani 5          4          1          0          9-4                13
  3. Laçi 5          2          3          0          6-3                9
  4. Teuta 5          3          0          2          6-6                9
  5. Tirana 5          2          2          1          6-6                8
  6. Kukësi 4          2          0          2          5-3                6
  7. Flamurtari 4          1          1          2          3-3                4
  8. Tërbuni Pukë 5          1          0          4          5-9                3
  9. Bylis Ballsh 5          0          1          4          2-11              1
  10. Vllaznia 5          0          0          5          1-8                0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh