Edhe trajneri Cungu është i bëri i “ftohtë” në marrëdhëniet me skuadrën, ndërsa i ka kërkuar të reflektojë për të ecur më tej së bashku. Nëse për humbjen e pësuar në Shkodër ndaj Luftëtarit, të shtunën e kaluar, pati kritika për rezultatin, disfata e së mërkurës në Laç ka shtuar dhe më tepër pakënaqësitë për paraqitjen që skuadra shkodrane është duke bërë aktualisht.
Sigurisht që shkodranët nuk e pranon kurrsesi disfatën që vinte nga një skuadër debutuese si Luftëtari. Por aty pati edhe hapësirë për të komentuar momente të mira të lojës që prodhuan në lojë kuqeblutë. Jo vetëm dy golat e shënuar nga Shtubina dhe Marku, por edhe aksione dhe kombicione të tjera u duartrokitën nga publiku shkodran në përballjen me bluzinjtë e Luftëtarit.
Mirëpo pakënaqësia është shtuar me humbjen e së mërkurës 0-1 ndaj Laçit, atje ku i gjithë opinioni sportiv shkodran është i mërzitur për atë çfarë po jep Vllaznia. Këtë radhë nuk ishte vetëm rezultati negativ, por më së shumti i ka bërë të pakënaqur edhe ajo paraqitje tejet zhgënjyese që kuqeblutë në fushën e lojës. Një gjë e tillë nuk është anashkaluar aspak edhe nga stafi teknik i kuqebluve, me në krye trajnerin Cungu.
Ky i fundit, edhe gjatë ndeshjes, por sidomos pas saj ka pasur shumë kritika për skuadrën e tij. Dy humbje radhazi kanë nisur të bëjnë punën e vet në qytetin verior. Edhe pse pati një periudhë disajavore që rezultatet ishin optimale, duke krijuar madje edhe një tip shprese për të ardhmen evropiane, tashmë ato janë të detyruar të ballafaqohen me një situatë krejt tjetër.
Që do të thotë se, nëse rezultatet negative do të vijojnë të jenë të pranishme në kampin kuqeblu, atëherë Vllaznia mund të përfshihet fare mirë në grupin e skuadrave të fundtabeles së renditjes së Kategorisë Superiore. Quajtur ndryshe, në skuadrat që do të luftojnë për mbijetesë