AlbanianSport.com 15/10/2021 16:25
ASNN – Drejtori sportiv i Vllaznisë flet për tapetin e “Loro Boriçit” dhe çështjen e fushës së stërvitjes. Edhe pse fusha e Stadiumit “Loro Boriçi” i është nënshtruar procesit të rimbjelljes së barit, Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati ka dhënë për tifozët lajmin e mirë se ndeshja e radhës në kampionat me Dinamon, do të luhet në shtëpi. “Te hënën do të luajmë në fushën tonë”, – ka thënë ai.
“Për 4 ditë çdo gjë do të jetë gati në kushte shumë të mira dhe jemi gati për një spektakël ditën e hënë në “Loro Boriçi””, – ka shtuar ish-futbollisti kroat, i cili beson se kjo do ta motivojë edhe më tepër skuadrën, teksa thotë: “Na ka munguar shumë stadiumi për 30 ditë. Besoj se kjo do të jetë një motivim edhe më i mirë për ekipin të luaj në një fushë me kushte shumë të mira.”
Megjithatë, problem për shkodranët mbetet infrastruktura e procesit stërvitor. “Kemi aplikuar rreth 3 muaj më parë në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës për shtrimin e fushës me bar natyral të Fushës Sportive “Reshit Rusi”, – theksoi drejtori sportiv i kuqebluve. – Shpresoj që shpejt të rregullojmë çdo gjë sepse ajo fushë i shërben shumë Akademisë “Vllaznia”.”
Takimi Vllaznia-Dinamo luhet të hënën në mbrëmje, duke nisur nga ora 19:45