Vllaznia / Dibra & Arbri, mungesat e konfirmuara kuqeblu ndaj Bysilit

Share Button

Vllaznia

Gaspër Marku 18.03.2016 16:10

Formacionit të kuqebluve në fundjavë pritet t’i mungojë dyshja Dibra-Arbri. Ashtu si edhe një ditë më parë, edhe dje sulmuesi dhe mbrojtësi nuk janë stërvitur me skuadrën duke iu rekomanduar të vijojnë terapinë për dëmtimet që ato vijojnë të kenë. Për shtatlartin e sulmit Arenc Dibra, krahas problemit me gishtin e madh të këmbës, ka ardhur edhe një shqetësim në rrëzën e kofshës, që e detyroi të linte në 15 minutat e para ndeshjen e së dielës së kaluar me Tiranën.

Stafi mjekësor po punon intensivisht me të për ta riaftësuar dhe prova kryesore për të do të jetë e premtja. Pra nëse ai do të bëhet i mundur për t’u bashkuar me grupin në stërvitje, apo jo, ndonëse shanset janë që të shtunën Dibra të udhëtojë me skuadrën drejt Ballshit për sfidën e së dielës. E njëjta dëshirë është edhe për mbrojtësin beratas Polizoi Arbri, por me të puna qëndron disi më ndryshe. Shqetësimi që ai vazhdon të ketë në gjurin e majtë e ka rritur së tepërmi dozën e tij.

“Nuk bëhet fjalë për menisk, por bëhet fjalë për diçka tjetër që në fakt ne si staf mjekësor nuk jemi akoma të qartë se ku qëndron problemi”, – thotë për “Sport Ekspres”, mjeku sportiv i Vllaznisë, doktor Zyhdi Çoba. “Për këtë analizat, përfshirë edhe rezonancën e bërë në gjurin e majtë, ne i kemi dërguar në disa klinika serioze dhe jemi në pritje të një përgjigje konkrete se deri në çfarë niveli është dëmtimi”, – shton Çoba, i cili personalisht nuk është i bindur se Arbri e ka mbyllur sezonin.

Kjo pasi, nëse përgjigja nga specialistët përkatës vjen e atillë që diagnoza e konstatuar pranon terapi, ato do të jenë të gatshëm t’ia ofrojnë futbollistit në mënyrë që të mundësohet rikthimi i tij në fushën e lojës. Sidoqoftë, duke parë ditët e pakta në dispozicion, mungesa e Arbrit për sfidën e së dielës në Ballsh duket krejt e sigurt. Ndërkohë që gjithnjë, nëse hapësirat do të jenë të tilla, ai mund të testohet për ndeshjen pasardhëse, e cila është sërish në fushë të huaj ndaj kampiones në fuqi, Skënderbeut.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Vllaznia nuk ndalet, fiton 1-0 në Korçë, tani vetëm -2 pikë nga kreu

(Video) Vllaznia nuk ndalet, fiton 1-0 në Korçë, tani vetëm -2 pikë nga kreu

AlbanianSport.com 11/03/2024 19:55 ASNN – “Lokomotiva” shkodrane vazhdon përpara. Vllaznia mund

Mbyllet e cunguar java e 27-të, ndalet Egnatia, marshon Vllaznia

Mbyllet e cunguar java e 27-të, ndalet Egnatia, marshon Vllaznia

AlbanianSport.com 11/03/2024 19:00 ASNN – Kategoria Superiore, mbyllet java e 27-të. Kukësi shtang

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh