AlbanianSport.com 30.11.2014 10:35
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka luajtur dje 3 ndeshjet e javës së saj të 8-të dhe Vllaznia ka bërë detyrën, duke fituar në shtëpi ndaj Kamza Basket, me rezultatin 77-56, dhe duke ruajtur kreun e renditjes, me pikë të plota, 16, pas 8 fitoresh në po aq ndeshje.
Shkodranët ndiqen në renditje nga Tirana, e cila i ka dhënë një leksion 3-shifror Apolonisë, duke fituar me rezultatin 100-56 në takimin e zhvilluar në Durrës dhe duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve. Dy pikë pas bardhebluve kryeqytetas janë rivalët e tyre të kuq, Partizani, që nuk ka patur probleme për të mposhtur në Vlorë Flamurtarin me rezultatin 82-67.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 8-të
(29 nëntor 2014)
Apolonia – Tirana 56-100
Flamurtari – Partizani 67-82
Vllaznia – Kamza Basket 77-56
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 8 8 0 681-496 16
- Tirana 8 7 1 706-513 15
- Partizani 8 5 3 530-521 13
- Kamza Basket 8 3 5 564-507 11
- Flamurtari 8 1 7 521-652 9
- Apolonia 8 0 8 428-741 8