ASNN – Jo vetëm ditët përgatitore në Ulqin, por edhe këto të fundit të pragndeshjes me Kukësin janë shoqëruar me jo pak problem në kampin kuqeblu. Këtë e pranon edhe vetë trajneri Armando Cungu. “Po, vërtetë që na ka shqetësuar, sepse na u shfaqën problemet në ndeshjen miqësore të Lezhës, ku si Bardulla, ashtu edhe Kalaja, patën shqetësime”, – ka thënë ai.
“Të paktën Bardulla është e konfirmuar që nuk do ta nisë lojën nga minuta e parë, pasi nuk është i gatshëm, sikurse edhe Kalaja, – vijon Cungu. – Do të komunikoj me stafin mjekësor, por gjasat janë për të mos qenë prezent as në 18-tëshe.” Trajneri shkodran ka paralajmëruar se, edhe pse është bashkuar me grupin, mesfushori Bardulla nuk do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.
Dhe për ta zëvendësuar ai kishte projektua Ambroz Kapaklian. Por edhe ky i fundit, gjatë një minutazhi të shkurtër loje, ka pësuar një dëmtim, ndërsa është shoqëruar menjëherë nga stafi mjekësor për në dhomat e zhveshjes. Në vend të tij, tekniku kuqeblu ka aktivizuar në minutat e mbetura Krujën, i cili me të gjitha gjasat do ta nisë sot nga minuta e parë ndaj Kukësit.
Formacioni i mundshëm (4-3-2-1)
Agoviç
Gocaj – Cicmil – Bicaj – Pjeshka
Tafili – Krymi – Kruja
Çinari Shtubina
Pepa