Vllaznia / Cungu: Të luajmë me zemër, nuk i trembemi Bylisit

Share Button

Armando-Cungu-Vllaznia-flet

Gaspër Marku 16.03.2016 07:55

Pas një dite pushimi, siç ishte ajo e së hënës, mesdita e së martës ka shënuar nisjen e përgatitjeve të kuqebluve për takimim e fundjavës, atë me Bylisin, të cilin sipas kalendarit të hedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit do ta luajnë të dielën në ora 14:00, në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Një sfidë që, falë pozitave në të cilat ndodhen aktualisht skuadrat, paraqet një rëndësi të veçantë si për vendasit, të cilët realisht janë të parafundit në tabelën e klasifikimit, ashtu edhe për shkodranët që dhe pse janë dy vende më lart se sa Bylisi në renditje përsëri gjenden në zonën e ftohtë të renditjes.
Madje e ndjejnë më shumë rrezikun e kësaj zone që shënon rënien nga Kategoria Superiore. Në fakt janë për t’u luajtur edhe dhjetë ndeshje deri në mbyllje të kampionatit, por për kuqeblutë, në një farë mënyrë, kjo sfidë ka të bëjë shumë me të ardhmen e saj. Arritja e një rezultati pozitiv në këtë përballje, ndaj një kundërshtari direkt “mbijetese”, krijon “rehatinë” e duhur në renditje. Duke folur për këtë takim, trajneri shkodran, Armando Cungu, ka deklaruar: “Është një ndeshje shumë e vështirë, pasi kundërshtari është një ekip që duhet respektuar. Ai ka në gjirin e tij një kontingjent të bollshëm, por edhe me lojtarë cilësorë.”
Një nga shqetësimet kryesore të trajnerit Cungu, gjatë gjithë periudhës që ai ka marrë drejtimin e skuadrës kuqeblu, kanë qenë dëmtimet e titullarëve, të cilët nuk e kanë lënë për asnjë moment të qetë në ndërtimin e formacionit me lojtarët e duhur. Megjithatë për këtë ndeshje, në prag të sfidës me ballshiotët, ai beson se gjendja e infermierisë do të ndryshojë për mirë. “Shpresoj shumë në rikuperimin e disa sportistëve, sepse edhe në ndeshjen me Tiranën kemi pas mungesa si rezultat i problemeve që kemi pasur gjatë të gjithë kohës, sidomos të dyjavëshit të fundit ku ekipi është pothuajse i cunguar dhe shpresoj t’i rikuperojmë pasi nuk kemi shumë kohë për të humbur”, – thekson Cungu.
Problemi i boshatisjes së infermierisë do të vendoset në ditët në vazhdim, por për Cungun e rëndësishme është që skuadra të vijojë të luajë me karakter dhe me zemër në fushën e lojës, ashtu siç luajti edhe në sfidën e fundit me Tiranën. “Nëse këto djem do të arrijnë të vënë zemrën në fushën e lojës nuk i trembemi as Bylisit këtë javë, ndeshje që paraqet një rëndësi shumë të madhe për ne, por as ekipeve tjera që kalendari na i ofron në javët e ardhshme”, – ka përfunduar kreu i stolit të kuqebluve të Shkodrës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh