ASNN – Rrëfimi i gjatë i trajnerit të Vllaznisë, Armando Cungut, për këtë çështje ka ardhur dhe nga fakti i një farë keqkuptimit që ka krijuar nëpërmjet komenteve mediatike kjo çështje. Për të gjitha këto, Cungu pohon se, nën gjykimin e tij, Vllaznia nuk ka akoma as edhe një ofrim në merkato. “Kjo është deri në këto moment”, ka pohuar ai.
“Në komunikimet e shumta që kam me drejtorin më thotë që jam duke punuar dhe normalisht që është në kontakte për të sjellë lojtarë, gjithsesi lojtarët duket të vijnë sa më shpejt e mundur, pasi siç e thashë më përpara nuk kemi shumë kohë nën dispozicion për të humbur”, – shprehet Cungu.
I pyetur konkretisht se kush po e bën merkaton e Vllaznisë?, ai përgjigjet: ”Unë jam trajner, thashë edhe më përpara, nuk jam marrë dhe nuk do të merrem, nuk jam menaxher, një trajner pret ardhje në ekip, natyrshëm janë drejtuesit për të ardhur e për të sjellë lojtarë dhe normalisht pastaj për t’i parë unë.
“Dhe, nëse do të rezultojnë pozitivë, patjetër që do t’i mbajmë, në të kundërt do të kthehen mbrapsht si shumë kush. Kështu që unë pres që të vijnë, por pres lojtarë cilësorë, që të bëjnë diferencën. Sepse vetëm kështu do të jenë pjesë e Vllaznisë”, përfundon trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu.