Vllaznia / Brdariç: Përtej mungesave që kemi, jemi gati për Kukësin

Share Button

AlbanianSport.com 14/01/2021 15:40

ASNN – Trajneri i Vllaznisë, Brdariç: Përtej mungesave që kemi, jemi gati për Kukësin. Vllaznia shkon në përballjen me Kukësin, një nga dy skuadrat që e kanë mundur në fazën e parë me disa mungesa, por kjo nuk e shqetëson trajnerin Tomas Brdariç. “Jam shumë i lumtur që do të luajmë nesër në një fushë si Elbasan ndaj Kukësit, – tha ai në konferencën për shtyp, të mbajtur në Shkodër. – Kemi lojtarë supermotivuar dhe jemi gati. Kemi lojtarë për të premten, nuk ankohemi. Gurishta nuk luan, as Ardit Hoxha, Dunga dhe Da Silva.”

“Por mendoj se kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë këta futbollistë që të luajnë, – ka vijuar ai. – Janë të përqendruar dhe e kanë treguar në përgatitje ashtu siç ua kemi kërkuar. Mendoj se do të jemi konkurrues në këtë përballje.” Gjermani i stolit shkodran e vlerëson lart kundërshtarin, përtej problemeve që çuan në largimin e Skënder Gegës nga posti i trajnerit të verilindorëve. “E kemi marrë shumë seriozisht, – ka theksuar Brdariçi. – I dimë pikat e forta të Kukësit.”

“Duhet të përballemi shumë mirë me ta, – ka vijuar ish-lojtari i Bajer Leverkusenit. – Të bëjmë maksimumin për të fituar dhe të marrim pikë ndaj tyre. E di se si kanë luajtur më parë, por kjo s’ka rëndësi. Të premten  është ndryshe. Është ndryshe nga ajo humbje me ta. Kemi mësuar shumë. Kemi marrë rezultate pozitive. Duhet të vazhdojmë përpara dhe të tregojmë përqendrim maksimal. Të zbatojmë porositë për ndeshjen e nesërme.”

Duke premtuar një lojë sulmuese, Brdariç ka folur edhe për ardhjen më fundit tek skuadra shkodrane, sulmuesin e Guines, Salim Sise. “E dimë që nuk jemi në gjende të sjellim futbollistë me emër dhe të kushtueshëm si Tirana dhe ekipet e tjera, – ka ironizuar ai. – Duhet të jemi të përulur dhe për të ardhmen të punojmë fort. Të sjellim lojtarë të përshtatshëm për Vllazninë. Cise është djalë i mirë, ka karakter të fortë. Ai ka nevojë për kohë.”

“Duhet të shikojmë si do të përshtatet në ditët e ardhshme për të parë nëse është i përshtatshëm”, – ka përfunduar trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç. Takimi i vlefshëm për javën e 14-të të Kategorisë Superiore midis Kukësit dhe Vllaznisë luhet të premten në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 18:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh