ASNN – Mesfushori shkatërrues i Vllaznisë, Ardit Krymi, ka mbushur dje plot 20 vjeç. Një përvjetor ky që e gjen atë në një moment shumë të mirë të karrierës së tij sportive.
Falë aftësive që ka shfaqur në stërvitje dhe fushën e lojës të gjithë trajnerët e këtij sezoni që janë vënë në drejtim të Vllaznisë, duke filluar nga Luan Zmijani, Grima dhe së fundmi Cungu, i kanë besuar djaloshit të talentuar shkodran postin e titullarit.
Përpos kesaj, Krymi është edhe kontigjent i ekipit kombëtar të Nën-21-vjeçarëve. Teksa kanë marrë dhuratat dhe qerasjet tashmë karakteristike, ato të pijeve energjike shokët e skuadrës dhe pjesëtarët e stafit teknik e kanë uruar me gjithë shpirt Krymin.
“Edhe 100!”, – kanë uruar ata. Me këtë urim bashkohet edhe redaksia e gazetës “Sport Ekspres”, duke i uruar suksese në vazhdimësinë e karrierës sportive talentit shkodran të futbollit.