Vllaznia / 48-vjeçari Engin Fërat, basti i madh turk i shkodranëve

Share Button

AlbanianSport.com 13/08/2018 15:15

ASNN – Klubi i Vllaznisë ka shkaktuar jo pak habi të dielën, kur bëri të ditur se në postin e drejtorit teknik të kuqebluve ishte përzgjedhur kandidatura e Engin Fëratit. Në fakt, ndërkohë që në Shqipëri është një emër pothuajse i panjohur, ose i njohur nga pak njerëz me të cilët ai ka patur kontakt në disa vizita në vendin tonë, ai është një njeri i shëtitur dhe i njohur, si në Turqi, në Gjermani, në Iran, madje edhe në Kore të Jugut.

Trajneri i diplomuar në Gjermani dhe i liçencuar nga UEFA, e ka nisur shumë shpejt karrierën, më 1997-ën, teksa ishte vetëm 27 vjeç, çka e bëri atë trajneri më të ri në Evropë të futbollit profesionist. Dhe, pas dy viteve në Turqi, me Samsunsporin dhe Antaljasporin, ka vijuar më pas, për dy vjet, në Bundesligën gjermane, si pjesë e stafit teknik të Eintrahtit të Frankfurtit.

Që atëherë ka punuar për afro 10 vite me trajnerin e njohur gjerman, Verner Lorant. Karriera e Fëratit e ka çuar atë sa tek Fenerbahçe në Turqi, tek LR Ahleni në Gjermani, tek Inçeon Junajtid në Korej të Jugut, për ta kthyer më pas tek Sivaspori në Turqi, por edhe tek Saipa dhe përfaqësuesja e Iranit. Aksi Stamboll Teheran do ta mbajë atë të lidhur për afro 10 vjet.

Ndërsa më së fundi ai ka provuar fatin edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Dallas FC. Me një përvojë 20-vjeçare, ai vjen si një vlerë e shtuar tek Vllaznia, për të punuar me trajneri Hasan Lika për ta ringritur Vllazninë. Mbetet për t’u parë sesa do të funksionojë ky eksperiment, që do t’i japë turkut autoritet të plotë në drejtimin e klubit, për ta shndërruar atë në një klub bashkëkohor.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh