Vllaznia, 20 orë rrugë me makinë për t’u mundur me 41 pikë diferencë

Share Button

Basketboll-Meshkuj-Krajova-Vllaznia-tabela

Gjergj Vyshka 21.01.2015 09:20

Kuqeblutë regjistrojnë humbjen e shtatë në Ligën Ballkanike të meshkujve. Pa të huajt në formacion, shkodranët e trajnerit Bledar Gjeçaj s’mund të bënin më shumë. Gati 800 kilometra rrugë me makinë, afërsisht 20 orë rrugë e barasvlershme me një ditë udhëtim. Ky ka qenë fati i Vllaznisë së Shkodrës, kampionia në fuqi e basketbollit të meshkujve të Shqipërisë, e cila ka bërë këtë udhëtim të lodhshëm për t’u mundur në ndeshjen e parafundit në Ligën Ballkanike me 41 pikë.
Shkurt Vllaznia, por dhe sporti shqiptar janë për librin e rekordeve “Guiness”, dhe duket se vazhdojnë të kenë mbetur gati-gati 30 vjet mbrapa, atëherë kur në çdo disiplinë bëhej një javë rrugë me makinë dhe më pas nuk gjendej rezultati pozitiv. Sigurisht që diferencat mund të jenë dukur të mëdha mes Vllaznisë e Krajovës.
Por kur në Shkodër, kuqeblutë e Gjeçajt janë mundur vetëm me tre pikë, atëherë duhej të ishte gjetur një tjetër mënyrë trajtimi për shkodranët nga të gjithë faktorët që e rrethojnë këtë skuadër për të gjetur një tjetër mënyrë udhëtimi në mënyrë që lojtarët të mos e luanin ndeshjen e tyre në rrugë e të shkonin në parket të rraskapitur.
Për rrjedhojë të kësaj rraskapitjeje, shkodranët kishin kërkuar dhe shtyrjen e finales së Superkupës së Shqipërisë, sepse më së shumti do të mund të mbërrijnë në qytetin e tyre ose të mërkurën në mbrëmje, ose të enjten në mëngjes. Por Federata Shqiptare e Basketbollit duket se ka pranuar këtë gjë.
Nisur nga këto gjëra, pra 800 kilometra me makinë, gati 20 rrugë për t’u mundur me 41 pikë, Vllaznia më mirë të mos ishte lodhur fare. Sepse kjo gjë nuk i bën aspak mirë paraqitjes së saj dhe nivelit të basketbollit shqiptar në tërësi. Pasi me të rriturit e paskemi shumë të vështirë për të gjetur kundërshtar për të mundur.

 

SCM Krajova – Vllaznia 86-45
(22-12, 18-11, 27-8, 19-14)
SCM Krajova: Miçiç (6), Boltiç (3), Bozoviç (11), Santa (8), Bureau (10) / Damian (11), Petrisor (3), Korneanu (12), Andrei, Boshnjak (4), Ciotlaus (12), Marojeviç (6). Trajner: A. Mandiç
Vllaznia: Bekteshi (8), Berdica (12), Ndoja (7), Huti (2), Arra (6) / Shabani (2), Taraboshi (4), Fasllija (4). Trajner: B. Gjeçaj
Gjyqtarë: Z. Mitrovski, A. Pavlov, A. Ferevski (Maqedoni)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh