Gjergj Vyshka 27.04.2016 10:25
Rivalitet dhe spektakël kanë sjellë ndeshjet e lira në kafaz, i cili u mbështet nga “adidas Reebok Albania”. Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, dhe ish-boksieri i madh Ahmet Golemi kanë përshëndetur veprimtarinë, që ka pasur katër kategori në konkurrim.
“Emocionuese kur mendon se MMA nuk ekzistonte fare, ndërsa sot jemi në një shifër rekord duke organizuar përafërsisht në total 15 veprimtari me pjesëmarrje brenda dhe jashtë vendit!”, – thotë presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj, që në fakt në profesionin e tij është efektiv i trupave elitë “Komando” të ushtrisë së Shqipërisë, pjesëmarrës në misionet paqerujatëse nëpër botë.
“Çfarë është me e rëndësishme në gjithë punën e bërë, pasqyrohet se niveli i sportistëve sa vjen dhe rritet në secilën pjesëmarrje, – ka vijuar ai. – Për mua si nxënës dhe si profesor është një kënaqësi e veçantë pasi kemi të bëjmë me një nga shpërblimet më të mira prej të rinjve në vendin tonë.”
“Ata patën një paraqitje të shkëlqyer me nivel në rritje”, – shton Rizai. Në përfundim, ai shton se: “besojmë fort se mbështetja nuk do të na mungojë në të ardhmen nga shoqëria dhe të apasionuarit, bizneset dhe institucionet shtetërore”.
Kampionati i 3-të Kombëtar i Luftëtarëve
“Albanian Gladiator Championship III”
Rezultatet teknike:
Kikboks:
Pesha 40 kg Mustafaj (AFC) – Selimaj (Scorpion Fight Club) (fiton Selimaj)
Pesha 54 kg Ajdini (Teuta) – Levendi (AK Fier) (fiton Levendi)
Pesha 56 kg Kadiu (Visela) – Kullufi (MSA) (fiton Kullufi)
Pesha 56 kg Barjami (MS) – Kerri (Scorpion Fight Club) (fiton Kerri)
Pesha 72 kg Rustemi (AFC) – Daulle (Adi Kuan) (fiton Daulle)
MMA:
Pesha 50 kg Malushaj (AFC) – Papajorgjiu (FST Kuçova) (fiton Papajorgjiu)
Pesha 56 kg Boja (AFC) – Domi (Tirana) (fiton Boja)
Pesha 60 kg Gjoni – Hysa (AFC) (fiton Hysa)
Pesha 62 kg Dragoti (AFC) – Lila (Tirana) (fiton Lila)
Pesha 65 kg Kryeziu (Tirana) – Tokrri (fiton Tokrri)
Pesha 70 kg Voci (Adi Kuan) – Tokrri (Fight Club Lezha) (fiton Voci)
Pesha 80 kg Pasko (AFC) – Jaupaj (Apolonia) (fiton Pasko)
Kikboks profesionist “Low Kick”:
Pesha 58 kg Ferko (AK Fier) – Doda (Elit Sport) (fiton Ferko)
Pesha 60 kg Trifoni (Elit Sport) – Hoxha (AK Fier) (fiton Hoxha)
Profesionistët MMA:
Florian Kola (AFC) – Manuel Gaxhja (Adi Kuan) (fiton Gaxhja)
Ermal Hadribeaj (AFC) – Omar Lila (Tirana) (fiton Hadribeaj)