AlbanianSport.com 23.12.2016 09:45
ASNN – Ngandonjëherë, kur gjërat nuk ecin, edhe vetë sporti ka nevojë për një dorë.
Dy episodet që përcjellin materialet e mëposhtme sjellin dy situata interesante, nga Norvegjia dhe Italia, ku sporti ka rënë viktimë e kushteve klimaterike.
Në Kupën e Norvegjisë, era e fortë që frynte po e pengonte futbollistin të ekzekutonte goditjen e këndit.
Duket se edhe gjyqtari anësor u mërzit duke pritur që të ekzekutohej kjo goditje këndi, saqë vendosi t’i jepte një dorë… në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.
Ata që e njohin rregulloren, e dinë se kjo në fakt, është e ndaluar dhe përbën gabim teknik.
Episodi i dytë ka ndodhur në Itali, në një ndeshje regbije, ku u kërkua ndihma e një ambulance.
Por shpejt u kuptua se vetë ambulanca kishte nevojë për ndihmë, pasi kishte ngecur në terrenin e lagësht.
Për fat të mirë, bëhet fjalë për një sport ku aspekti fizik është parësor dhe shtyrja e ambulancës shërbeu thjesht për mbajtur sportistët të nxehtë për vazhdimin e ndeshjes.