AlbanianSport.com 15.03.2017 09:45
ASNN – Vetëm 14 sekonda i janë dashur një futbollisti brazilian për të realizuar një gol. E veçanta është se ai është futur si zëvendësues dhe kjo ishte e gjithë koha që i është dashur të shkojë deri tek zona kundërshtare dhe të ekzekutohej goditja e këndit, për të përshëndetur rrjetën.
Nëse ka ndonjë ndërrim në futboll që mund të meritojë epitetin si “ndërrimi më efikas”, është pikërisht ky që është bërë në kampionatin brazilian të futbollit. Skuadra Klube Náutico Kapibaribe ka bërë një ndërrim në prag të një goditjeje këndi dhe lojtari i sapofutur, Eriku, nuk vonoi të vinte firmën e tij në këtë ndeshje.
Në fakt, ai ka patur nevojë për vetëm 14 sekonda, aq sa i është dashur të shkojë tek zona kundërshtare dhe të ekzekutohej goditja e këndit. Natyrisht, ky është nga ato raste kur trajneri godet 100 % në shenjë me ndërrimin e tij…