(Video) Xhudo / Majlinda Kelmendi rikthehet në tapet në Abu Dhabi

Share Button

AlbanianSport.com 25/10/2018 14:20

ASNN – Majlinda Kelmendi do të kthehet në garim këtë fundjavë, pas 14 muajsh mungesë. Kampionia Olimpike në fuqi e xhudos për femra, do të garojë në Çmimin e Madh të Abu Dhabit, që mbahet nga data 27, deri më 29 tetor 2018 në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Pas një ndërprerje prej 14 muajsh për shkak të dëmtimit të pësuar në Kampionatin Botëror, të mbajtur në fund të muajit gusht të vitit të kaluar në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, Kelmendi do të kthehet në garim këtë fundjavë.

Kampionia Olimpike në fuqi e xhudos për femra, e cila mori medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, do të garojë në Çmimin e Madh (Grand Slemin) e xhudos në Abu Dhabi, që mbahet nga data 27, deri më 29 tetor 2018 në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Në Abu Dhabi, Majlinda pati fituar medaljen e artë në vitet 2011, 2012 dhe 2014, ndërsa në 2015-ën fitoi të bronztën. Trajneri i Majlindës, Driton Kuka, nuk e ka fshehur kënaqësinë që kampionia nga Peha po rikthehet në tapet.

“Po, Majlinda do të kthehet këtë javë në gara, pas një pauze të gjatë, – ka pohuar ai, i cituar nga faqja zyrtare në Internet e Komitetit Olimpik të Kosovës. “Sa i përket shanseve për medalje, kjo ka qenë një pauzë e gjatë dhe nuk e di se si ka ndikuar tek sportistja”, – ka shtuar Kuka. Krahas Majlindës, që garon në kategorinë e peshës trupore deri në 52 kilogramë në Abu Dhabi, turne ky që vlen si kualifikues për në Olimpiadën “Tokio 2020”, Kosovën e përfaqësojnë edhe 3 xhudistë të tjerë.

Kështu, do të konkurrojë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe kampionia e Evropës në kategorinë e peshës trupore deri 57 kilogramë, Nora Gjakova, por edhe Distria Krasniqi (-48 kg.) dhe Akil Gjakova (-73 kg.) Majlinda, Nora dhe Distria do të garojnë të shtunën, ndërsa Akili të dielën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh