AlbanianSport.com 01/04/2019 17:35
ASNN – “Euronews” i kushton vëmendjes triumfit të Loriana Kukës edhe në mungesë të trajnerit. Kosova vazhdon të spikatë në arenën botërore të xhudos dhe dy medaljet më të fundit ishin ato që u morën në Çmimin e Madh të Tbilisit në Gjeorgji, ku të vetmet garuese, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka, morën të dyja medalje të arta në kategoritë e tyre përkatëse të peshave trupore.
Dhe Rrjeti i njohur televiziviv evropian, Euronews, i ka kushtuar një kronikë të veçantë paraqitjes së Kukës, ku veçon faktin se ajo garoi pa trajnerin e saj, por sidoqoftë triumfoi në kategorinë e peshës trupore deri në 78 kg.
“Po, ishte e vështirë për mua pa trajnerin, i cili qëndroi në Kosovë, por para garës komunikova me të dhe më dha disa këshilla, të cilat më shërbyen drejt fitores”, – ka deklaruar sportistja për rrjetin në fjalë
Deri më tani, Kosova është drejt kualifikimit të 5 sportistëve në xhudo për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm në Tokio, ndërsa kampione olimpike në fuqi në kategorinë e saj të peshës trupore është pikërisht Majlinda Kelmendi.