AlbanianSport.com 18/05/2019 22:55
ASNN – Episodi i çuditshëm me xhudistin portugez gjatë një turneu në Baku. Celularët janë një pjesë e pandashme tashmë e jetës së njeriut, një pjesë madje që ka kapërcyer edhe kufinjtë e përditshmërisë, duke u shndërruar në mani.
Një mani që xhudistit Anri Egutidze i ka kushtuar shtrenjt, pasi ka humbur ndeshjen gjatë Çmimit të Madh të Bakusë, të mbajtur ditët e fundit në kryeqytetin azer.
Portugezit i ra celulari nga xhepi i uniformës dhe gjyqtari ka vijuar ta skualifikojë menjëherë sportistin fatkeq, duke ia dhënë fitoren kundërshtarit të tij suedez.