(Video) “Vrapi i shqipes, nga Skënderbeu n’Skënderbe”, sfida e radhës për Shatrin

Share Button

AlbanianSport.com 20/06/2020 16:40

ASNN – Fikret Shatri, tanimë me një sfidë të re. Ish-basketbollisti, 257 km me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”. Kështu, ish-basketbollist i Prishtinës, Fikret Shatri, do të vrapojë 257 km me moton: “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”. Ai do të niset më 2 korrik, në ora 18:00, nga Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, dhe pritet të mbërrijë në Tiranë, në Sheshin “Skënderbej” më 4 korrik 2020.

Nga parketi dhe shënimi i koshave, tek vrapimi për kauza kombëtare. Kjo është metamorfoza së cilës i është nënshtruar ish-basketbollisti dhe zëvendëstrajneri i Prishtinës, Fikret Shatri. Shatri është një sportist i njohur në Kosovë me një karrierë të gjatë si basketbollist dhe trajner i basketbollit. Pak javë më parë ai vrapoi nga Prishtina në Istog për 10 orë e 30 min në një distancë mbi 80 km.

Ai e realizoi i vetëm këtë sfidë duke bërë kështu edhe xhiron e mediave jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri e më gjerë. Fikret Shatri është anëtar i Federatës së Vrapimit Malor të Kosovës (“Kosova Trail Running Association”) dhe njihet edhe për shumë rekorde të tij të mëparshme. Ai ka kaluar me sukses maratonën e vrapimit malor prej 119 km, në Kapadoçia në Turqi.

Shatri tanimë ka një sfidë të re dhe ish-basketbollist i Prishtinës, do të vrapojë 257 km me moton: “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”. Ai do të niset më 2 korrik, në ora 18:00, nga Sheshi “Skënderbe” në Prishtinë, dhe pritet të mbërrijë në Tiranë, në Sheshin “Skënderbej” më 4 korrik 2020. Mësohet se Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim të mbështes rrugëtimin sfidues të Shatrit, nga njëri kryeqytet shqiptar në tjetrin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh