AlbanianSport.com 07.03.2017 15:15
ASNN – Volejbolli është një ndër sportet më popullorë në botë dhe tanimë synon të bëhet e para disiplinë sportive që do të marrë pjesë në të dy llojet e Olimpiadave, si në atë verore, ashtu edhe në atë dimërore. Ndërkohë që në lojërat verore merr pjesë me versionin klasik dhe atë të plazhit, në lojërat dimërore pritet të marrë pjesë me versionin e tij më të ri, volejbollin e dëborës.
Nga sallat klasike të lojërave me dorë dhe plazhet, tanimë volejbolli po merr malet… në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kjo sepse po synon të bëhet e para disiplinë sportive që do të marrë pjesë në të dy llojet e Olimpiadave, si në atë verore, ashtu edhe në atë dimërore. Ndërkohë që në lojërat verore merr pjesë me versionin klasik dhe atë të plazhit, në lojërat dimërore pritet të marrë pjesë me versionin e tij më të ri, volejbollin e dëborës.
Në fakt, nëse gjithçka shkon siç duhet, pritet që në 2019-ën të zhvillohet kampionati i parë botëror zyrtar i kësaj disipline të re sportive, që në Lojërat Olimpike të 2022-shit të marrë pjesë si sport demonstrimi dhe 4 vjet më pas, të jetë një disipilinë sportive olimpike me të drejta të plota. Ndryshe nga dy versionet e tjera, volejbolli i dëborës ka ndryshime, sepse bluzat e shkurtra dhe mbathjet e plazhit zëvendësohen nga rrobat më të trasha dhe atletet zëvendësohen nga këpucët me thumba.
Ndërkohë që disiplina të tjera sportive, si hokeji në akull dhe ai në bar kanë ndryshime sa u përket pajimeve dhe rregulloreve, volejbolli i dëborës ka të njëjtat rregulla me ato të plazhit dhe e vetmja gjë të ndryshon është sipërfaqja e lojës.