AlbanianSport.com 30/04/2020 23:10
ASNN – Sekretari i Përgjithshëm i FSHV-së sqaron të gjithë versionet e mbylljes së kampionateve të këtij sezoni. Sikundër sportet e tjera, edhe volejbolli shqiptar është ndërprerë në 10-ditëshin e parë të marsit, për shkak të epidemisë së koronavirusit, që ka shpërthyer në shkallë globale.
Ndonëse veprimtaritë kontinentale të klubeve dhe ekipeve përfaqësuese janë ndërprerë, por edhe një numër vendesh e kanë mbyllur kampionatin e këtij sezoni, Federata Shqiptare e Volejbollit ka vendosur të presë. Duke folur për RTSH Sport, Sekretari i Përgjithshëm i FSHV-së, Albens Vokopola, ka zbuluar skenaret e sezonit.
Sipas Vokopolës, ekziston edhe një plan B, ndonëse i padëshiruar. Nr. 2 i organizmit që qeveris rrjetën shqiptare, ka sqaruar gjithashtu edhe formulat e rënies nga kategoria, për kampionatin e femrave, si dhe formulën e sezonit të ardhshëm. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: