AlbanianSport.com 10/08/2019 13:35
ASNN – Ish-volejbollisti i Farka Volej nënshkruan për Keshkemetin, i bashkohet shqiptarit tjetër dhe shokut të tij, Ildi Deliut. Volejbolli shqiptar vazhdon të eksportojë lojtarë nëpër kampionatet evropiane dhe më i fundit është i riu Osman Qepa, i cili ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare në Hungari me skuadrën e Keshkemetit.
Për 23-vjeçarin, ky është një hap i madh përpara në karrierën e tij. Tek kjo skuadër, volejbollisti gjen edhe shokun e tij të Kombëtares, Ildi Deliun, me të cilën e ka nisur marrjen me këtë sport tek skuadra e Farka Volejit, të drejtuar nga trajneri pasionant, Dritan Bardhi. Për Qepën, ky ribashkim do të thotë shumë.
Skuadra e dy volejbollistëve shqiptarë e nis sezonin e ri me mantelin e fitueses së Kupës së Hungarisë, por edhe me synimin për fitimin e titullit “kampion”.