(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi, në finale të kupës së Zvicrës

Share Button

AlbanianSport.com 17/02/2021 20:10

ASNN – Lojtari i Kombëtares kuqezi drejt kurorëzimit të një sezoni mbresëlënës në rrjetën helvete. Volejbollisti i Kombëtares, Redi Koçi, ka arritur një tjetër kulm të karrierës së tij, pasi ka siguruar vendin në finalen e Kupës së Zvicrës, ndërsa skuadra e tij është në rrugë të mbarë edhe në fazën e “play-off”-it në kampionatin helvet të rrjetës.

Koçi, i cili luan prej 5 vjetësh jashtë Shqipërisë, duke e provuar veten me sukses në parketin evropian, në një udhëtim që e ka çuar atë nga Finlanda në Oman e më pas në Republikën Çeke dhe në Rumani, tanimë është pjesë e skuadrës së Shënenverdit në nivelin më të lartë të Kampionatit Zviceran të Volejbollit për Meshkuj, që njihet si NLA.

Dhe skuadra e lojtarit 2 m e 3 cm të lartë, që po bën një sezon të mirë, ka siguruar vendin në finalen e veprimtarisë së dytë të rrjetës helvete, Kupës së Zvicrës, pasi ka triumfuar në 3 sete ndaj Lozanës në duelin gjysmëfinal. Koçi, i cili ka dalë nga radhët e skuadrës së Farka Volejit, ka shënuar 14 pikë në këtë ndeshje.

Dhe ekipi i tij, Shënenverdi, do të përballet në finalen e madhe të 27 marsit me skuadrën e TSV Jonas. Në një përkim interesant, edhe formula e “play-off”-it të Kampionatit Zviceran e ka vënë skuadrën e volejbollistit shqiptar, që e mbylli sezonin e rregullt në vendin e 3-të në kampionat, pikërisht përballë së njëjtës skuadër.

Dhe në duelin e parë, nga 3 të mundshme, Shënenverdi e mundi TSV Jonan 3-1 në fazën çerekfinale, duke hedhur kështu edhe një hap drejt vendit në gjysmëfinalen e betejës për titullin “kampion”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh