AlbanianSport.com 06/05/2020 17:55
ASNN – Trajneri i Vllaznisë flet për karantinën, por edhe për skenaret e mbylljes së kampionatit. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, trajneri i Vllaznisë, Ermal Kraja, ka shprehur shqetësimin e tij për idenë e ndryshimit të formulës së këtij sezoni.
Kraja mendon se kriza e shkaktuar nga virusi korona do ta dëmtojë volejbollin edhe përtej këtij sezoni. Sikundër i gjithë sporti në vend, edhe kampionati i volejbollit është ndërprerë, por për trajnerin e Vllaznisë së meshkujve, Ermal Kraja, skuadra është munduar sidoqoftë të ruajë formën fizike përtej karantinës.
Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, trajneri ka shprehur shqetësimin e tij edhe për idenë e ndryshimit të formulës së këtij sezoni. Kraja mendon se kriza e shkaktuar nga virusi korona do ta dëmtojë volejbollin edhe përtej këtij sezoni. Por trajneri i shkodranëve ka besim tek skuadra e tij.
Vllaznia mban aktualisht vendin e 5-të në renditjen e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj, me 21 pikë, 5 më pak sesa Skënderbeu i vendit të 4-t dhe 17 më pak se Erzeni kryesues, teka kanë mbetur edhe 4 javë për t’u luajtur deri në mbyllje të sezonit.