AlbanianSport.com 08/07/2019 10:40
ASNN – Kapiteni kuqezi rrëfen prapaskenat e zhvendosjes nga Franca në Greqi dhe pritshmëritë e tij. Ka zgjedhur Olimpiakosin për të arritur më në fund atë që i ka munguar, suksesin në veprimtaritë evropiane.
Kapiteni i Kombëtares kuqezi të rrjetës së meshkujve, Gazmend Husaj, ka nënshkruar për një vit me skuadrën greke dhe, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, 31-vjeçari ka rrëfyer edhe pritshmëritë e tij në këtë aventurë të re.
Husaj i ka shtuar kështu eedhe një destinacion të ri karrierës të tij të pasur që e ka nisur nga Kosova, për të vijuar në Shqipëri, Zvicër, Maqedoni, Bahrein, Katar, Itali dhe Francë, teksa ka nënshkruar për Olimpiakosin në Greqi.
Sipas tij, bisedimet me klubin grek kishin filluar prej disa kohësh. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, 31-vjeçari ka rrëfyer edhe pritshmëritë e tij me gjiganten greke, ku padyshim synimi kryesor mbetet suksesi në Evropë.
Husaj e mbylli sezonin e shkuar në Francë me një triumf të dyfishtë, duke fituar edhe Kupën, edhe kampionatin me ekipin e Turit.