AlbanianSport.com 10/01/2019 16:50
ASNN – Shqipëria e volejbollit të meshkujve është detyruar të kënaqet me vendin e 3-të në grupin e saj eliminator në kuadër të Evropianit, me 5 pikë të marra pas dy fitoreve dhe 4 humbjeve, dy më tepër sesa Kroacia e vendit të fundit. dhe, për trajneri Jani Melka, me mbështjetjen e duhur, ky grup mund të shkojë larg.
Me 8 sete të fituara përkundër 15 seteve të humbura, Shqipëria e djemve mund të kishte marrë shumë më tepër nga këto Eliminatore dhe këtë e pohon edhe trajneri kuqezi. Megjithatë, Melka beson se rrjeta e meshkujve do të vazhdojë të prodhojë elementë të rinj
Ndryshe nga Kombëtarja e femrave, ajo e meshkujve në volejboll e ka mbyllur fushatën eliminatore të saj në kuadër të Evropianit të 2019-ës, duke u renditur në vendin e 3-të të renditjes së grupit D, edhe pse të mërkurën në mbrëmje u mund 1-3 në takimin e fundit përballë Portugalisë.