AlbanianSport.com 08/03/2019 14:45
ASNN – Flasin dy lojtaret e Partizanit, Malvina Tuci kërkon titullin si “qershia mbi tortë”. Partizani fitoi pak ditë më parë trofeun e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, por për organizatoren e të kuqeve të kryeqytetit, Çezarina Xheka, fillimi i këtij sezoni nuk ka qenë aspak i lehtë.
Edhe për volejbollisten tjetër të Partizanit, Malvina Tuci, nuk ishte e lehtë, por synimi madhor mbetet mbrojtja e titullit. Për lojtaret e skuadrës së trajnerit Roland Tarja, rivaliteti me Mirditën dhe Barleti Volejin do të jetë i fortë në vazhdim.
Xheka e vë theksin edhe tek mungesa e furnizimit me talente të reja, çka ka çuar në rekrutimin e lojtareve të huaja. Të dy volejbollistet ishin të ftuar të premten në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar.