AlbanianSport.com 02.06.2017 21:40
ASNN – Volejbolli shqiptar ka ndjekur shembullin e futbollit, duke importuar talente shqiptare që janë rritur nëpër vende të ndryshme të Evropës apo në SHBA. Një prej tyre është edhe 21-vjeçarja Madona Ulaj. Për sportisten e rritur në Itali, fanella kuqezi është përmbushja e një ëndrre.
Madona Ulaj është një tjetër “import” i Kombëtares shqiptare të volejbollit të femrave dhe për sportisten e rritur në Itali, fanella kuqezi është përmbushja e një ëndrre. Ulaj vlerëson atmosferën që ka gjetur në Kombëtaren e vajzave, sidomos për pritjen që i kanë bërë shoqet e skuadrës, që e kanë bërë të ndjehet si në shtëpi.
21-vjeçarja është optimiste për një paraqitje të mirë në grupin A të Ligës së Evropës, ku Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe Austrinë. Ndeshjet e grupit A të Ligës së Evropës do të luhen nga data 9, deri më 11 qershor 2017 në Shqipëri dhe nga data 16, deri më 18 qershor 2017 në Bjellorusi.