AlbanianSport.com 02.06.2017 15:15
ASNN – Shqipëria është në grupin A të Ligës së Evropës në volejboll për femra, ku do të ketë përballë Bjellorusinë, Finlandën e Austrinë dhe ndeshjet do të luhen në qershor. Për volejbollisten 25-vjeçare, Sava Thaka, Liga Evropiane e gjen Shqipërinë një skuadër ndryshe, me një mendësi fituese.
Thaka është një nga eksportet e suksesshme shqiptare të volejbollit të femra, krahas Arjola Prengës dhe Erblira Bicit, dhe për lojtaren 1 metër e 94 centimetra të gjatë, përvoja në Poloni ka qenë mjaft e vyer. 25-vjeçarja vlerëson grupin aktual të Kombëtares kuqezi, duke çmuar sidomos frymën pozitive dhe harmoninë.
Shqipëria është në grupin A, ku do të ketë përballë Bjellorusinë, Finlandën e Austrinë dhe ndeshjet do të luhen nga data 9, deri më 11 qershor 2017 në Shqipëri dhe nga data 16, deri më 18 qershor 2017 në Bjellorusi.