AlbanianSport.com 10/10/2018 21:50
ASNN – Pas një sezoni të kënaqshëm në Sllovaki, volejbollistja shqiptare është rikthyer në Poloni, duke firmosur një kontratë njëvjeçare me një nga skuadrat e Ligës së Parë. Duke folur për Rrjetin e RTSH-së para nisjes për në Poloni, ajo ka theksuar se e mirëpret këtë përvojë të re.
Volejbollistja shqiptare, Sava Thaka, ka firmosur një kontratë njëvjeçare me skuadrën e WTS Vuocuavekut dhe, duke folur para nisjes për në Poloni, ajo ka theksuar se e mirëpret këtë përvojë të re. Për qendrën e Kombëtares, pozitive në krijimin e mundësive për të luajtur jashtë Shqipërisë ka qenë edhe paraqitja me fanellën kuqezi.
Për 26-vjeçaren 1 m e 94 cm të lartë, kampionati shqiptar vazhdon të prodhojë talente në volejboll përtej vështirësive. Thaka ka debutuar menjëherë me skuadrën e saj të re të mërkurën, duke e ndihmuar atë të gjejë fitoren e parë në javën e 3-të të Ligës së Parë Polake të volejbollit të femrave.