AlbanianSport.com 10.05.2016 19:55
ASNN – Shqipëria e volejbollit të femra rikthehet pas shumë vitesh mungesë në arenën ndërkombëtare dhe këtë vit do të jetë pjesëmarrëse në Ligën e Evropës, ku do të ketë përballë Poloninë, Bjellorusinë dhe Sllovakinë.
Për trajneri Altin Martiro, i cili e cilëson privilegj besimin e drejtimit të stolit kuqezi, Kombëtarja do të jetë në ndërthurje me lojtareve që luajnë në kampionatin shqiptar, me ato që luajnë jashtë Shqipërisë.
Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femrave, e cila drejtohet nga trajnerët Altin Martiro dhe Roland Tarja, Shqipëria, do të jetë pjesëmarrëse në Ligën e Evropës, ku do të ketë përballë Poloninë, Bjellorusinë dhe Sllovakinë.
Për trajneri Martiro, drejtimi i Kombëtares është privilegj, por edhe përgjegjësi. Sipas tij, Kombëtarja do të jetë në ndërthurje me lojtareve që luajnë në kampionatin shqiptar, me ato që luajnë jashtë Shqipërisë.
Në kuadër të Ligës së Evropës, nga data 3, deri më 5 qershor 2016, faza e parë e grupit të vajzave kuqezi do t’i luajë ndeshjet në Poloni, ndërsa faza e dytë do të zhvillohet në Shqipëri, nga data 17, deri më 19 qershor 2016.