AlbanianSport.com 10/01/2019 11:20
ASNN – Skuadra e tij e ka mbyllur në vendin e fundit të renditjes, me me 6 humbje në po aq ndeshje, duke mbyllur kështu këto eliminatore të Evropianit me 0 sete të fituara dhe 15 të humbura.
Dhe trajneri i Kombëtares kuqezi të volejbollit të femrave, Altin Martiri, nuk ka ngurruar ta emërtojë si dështim këtë pjesëmarrje. Sipas trajnerit kuqezi, Shqipëria e vajzave të rrjetës vuajti edhe disa mungesa të rëndësishme.
Fjalëve të Martirit u ka bërë jehonë edhe homologu i tij, trajneri italian i Kroacisë, Daniele Santareli, i cili ka theksuar se mungesa, sidomos e Bicit, e cila, sipas tij është lojtarja më përfaqësuese e volejbollit shqiptar të femrave, e ka bërë më të lehtë punën e tij dhe më të vështirë punën e ekipit kuqezi përballë skuadrës kroate.
Megjithatë, trajneri i Shqipërisë, Altin Mërtiri, ka zgjedhur që t’i shohë gjërat në perspektivë në fund të këtyre eliminatoreve.