AlbanianSport.com 03.06.2017 16:10
ASNN – Në grupin A të Ligës së Evropës Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe Austrinë dhe ndeshjet do të luhen nga data 9, deri më 11 qershor 2017 në Shqipëri dhe nga data 16, deri më 18 qershor 2017 në Bjellorusi.
Një nga elementet premtuese të Kombëtares shqiptare të volejbollit të femrave është edhe shqiptarja e lindur dhe e rritur në Greqi, Maria Sade. Përtej vështirësive të vogla me gjuhën shqipe, 19-vjeçarja nuk e fsheh kënaqësinë që është thirrur sërish nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Kështu, Maria Sade është një nga elementet premtuese të Kombëtares shqiptare të volejbollit të femrave dhe shqiptarja e lindur dhe e rritur në Greqi është grumbulluar për herë të dytë me grupin kuqezi, pasi ishte pjesë e Shqipërisë edhe në turneun miqësor të ndërrimit të viteve në Luksemburg.
Volejbollistja beson se ky grup lojtaresh do të shkojë më larg se vjet në Ligën e Evropës. Në grupin A të Ligës së Evropës Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe Austrinë.