AlbanianSport.com 27/12/2019 17:40
ASNN – Kapitenia e Kombëtares kuqezi të rrjetës së vajzave, protagoniste në videoklipin e skuadrës së saj. Sportistet e sportistët shqiptarë që luajnë jashtë Shqipërisë janë protagonistë të urimeve që klubet e tyre bëjnë me këtë rast.
Njëra prej tyre është edhe volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, e cila urimin e saj në videoklipin festiv të skuadrës italiane të rrjetës, Busto Arsizion, ka zgjedhur ta bëjë në gjuhën shqipe.
Atmosfera e Krishtlindjeve ka pushtuar edhe sportin dhe sportistet e sportistët shqiptarë që luajnë jashtë Shqipërisë janë protagonistë të urimeve që klubet e tyre bëjnë me këtë rast.
Njëra prej tyre është edhe volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, e cila urimin e saj në videoklipin festiv të skuadrës italiane të rrjetës, Busto Arsizion, ka zgjedhur ta bëjë në gjuhën shqipe.
Kapitenia e Kombëtares kuqezi, e cila sezonin e shkuar fitoi Kupën e Italisë, por u shpall edhe kampione e Evropës me skuadrën e Igor Novarës, ka vuajtur disa probleme fizike tek skuadra e Busto Arsizios dhe shpreson që 2020-ta të jetë më e mbarë në këtë drejtim krahasuar me gjysmën e dytë të 2019-ës.