AlbanianSport.com 02/02/2020 20:35
ASNN – Shqiptarja mundet në 3 sete me skuadrën e saj, Busto Arsizio, përballë Koneljanos. 24-vjeçarja Erblira Bici, ka shkuar, për të dytin sezon radhazi në finalen e Kupës së Italisë për Serinë A1 në volejboll për femra. Por, ndryshe nga sezoni i shkuar, kur ajo u shpall fituese me ish- skuadrën e saj, Novarën, këtë radhë me skuadrën e re, Busto Arsiozion, nuk ka arritur ta përsërisë këtë sukses. Kështu, volejbollistja kuqezi, Erblira Bici, ka arritur të dielën një tjetër kulm të karrierës së saj, edhe pse nuk ia ka dalë ta kurorëzojë atë me një trofe.
24-vjeçarja ka shkuar, për të dytin sezon radhazi në finalen e Kupës së Italisë për Serinë A1 në volejboll për femra. por, ndryshe nga sezoni i shkuar, kur ajo u shpall fituese me ish- skuadrën e saj, Novarën, e cila mposhti në finale Imoko Koneljanon, këtë radhë me skuadrën e re, Busto Arsiozion, nuk ka arritur ta përsërisë këtë sukses. Bici dhe skuadra e saj është mundur pikërisht përballë Konelianos, e cila ka triumfuar në 3 sete në finalen e luajtur pikërisht në Pallatin e Sportit të skuadrës në radhët e së cilës militon diagonalistja shqiptare.
Sportistja 1 m e 86 cm e lartë ka dhënë kontributin e saj modest në këtë finale, duke shënuar edhe pikë, ndërsa tanimë skuadra e saj e ka hedhur vështrimin në kampionat, ku mban vendin e dytë, pas Koneljanos, por edhe në Kupën CEV, ku ka mbërritur në turin e 16-shes. Megjithatë, mbërritja për herë të dytë në finalen e Kupës së Italisë për Serinë A1 në volejboll për femra, teksa kishte mbërritur para dy sezonesh, por pa triumfuar dot, edhe në finalen e Kupës së Italisë për Serinë A2 në volejboll për femra, kur luante me LPM Mondovinë, është padyshim një sukses në planin personal për Erblira Bicin, por edhe për volejbollin shqiptar.