AlbanianSport.com 03.06.2017 12:30
ASNN – Volejbolli shqiptar ka potencialin për një rizgjim të ri. Ky është besimi që shpreh një nga ikonat e fundit të një brezi të jashtëzakonshëm të volejbollit shqiptar të femrave, Alketa Doçi. Duke folur ekskluzivisht për Radio-Televizionin Shqiptar, ish-sportistja e Dinamos dhe e ekipit kombëtar, i nxit volejbollistet e sotme ta provojnë fatin jashtë Shqipërisë.
Alketa Doçi është një nga ikonat e fundit të një brezi të jashtëzakonshëm të volejbollit shqiptar të femrave dhe ish-sportistja e Dinamos dhe e ekipit Kombëtar, beson se ky sport ka potencialin për një rizgjim të ri. Doçi ka qenë e pranishme në seancat stërvitore të Kombëtares së vajzave, e cila ka nisur prej disa ditësh përgatitjet për pjesëmarrjen e saj në Ligën e Evropës nën drejtimin e trajnerëve Altin Martiri dhe Roland Tarja.
Shqipëria është në grupin A, ku do të ketë përballë Bjellorusinë, Finlandën e Austrinë, por Alketa është optimiste për një paraqitje edhe më të mirë sesa vjet. Ndeshjet e grupit A të Ligës së Evropës në volejboll për femra do të luhen nga data 9, deri më 11 qershor 2017 në Shqipëri dhe nga data 16, deri më 18 qershor 2017 në Bjellorusi.