AlbanianSport.com 25/11/2018 15:10
ASNN – Në një skuadër të mbushur me yje, me kampione e nënkampione bote, 23-vjeçarja Erblira Bici ka spikatur edhe një herë, duke udhëhequr skuadrës e saj të Novarës drejt fitores së 6-të radhazi dhe duke shfrytëzuar në maksimum çdo shans që po i jepet në atë që është një nga skuadrat më të mira të volejbollit italian dhe atij evropian.
Volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, ka spikatur sërish të shtunën, në takimin e javës së 6-të të nivelit më të lartë të kampionatit italian, Serisë A1, pasi e udhëhoqi skuadrën e saj, Novarën, drejt fitores në 3 sete ndaj Firences. Ndonëse një skuadër të mbushur me yje, me kampione e nënkampione bote, 23-vjeçarja ka qenë vendimtare në fitoren e 6-të radhazi në këtë fillimsezon dhe duke shfrytëzuar në maksimum çdo shans që po i jepet në atë që është një nga skuadrat më të mira të volejbollit italian dhe atij evropian.
Kapitenia e Kombëtares kuqezi ka qenë titullare dhe ka luajtur përgjatë gjithë ndeshjes dhe duke realizuar 18 pikë, e ndjekur nga titullaret, Kristina Kirikela dhe kapitenia Franceska Piçinini, me nga 11 pikë secila. Në fakt, pas dy sezonesh të shkëlqyera në nivelin e dytë të rrjetës italiane të femra, në Serinë A2, sportistja 1 metër e 86 cm e lartë bëri një hap të madh në karrierë, duke firmosur me nënkampionet e Italisë.
Dhe përtej një konkurrence të jashtëzakonshme, teksa në skuadër ka një numër të madh lojtaresh të kalibrit botëror, Bici nuk është trembur, por e ka shfrytëzuar në maksimum besimin që i ka dhënë trajneri Masimo Barbolini. Në të dy takimet që ajo ka luajtur si titullare, në javën e parë dhe atë të 6-të, diagonalistja shqiptare ka qenë lojtarja më e mirë e ndeshjes, ndërsa është aktivizuar, ndonëse në një shkallë më të kufizuar për shkak të rrotacionit, edhe në të gjitha takimet e tjera.
IL BISONTE FIRENZE 0
IGOR GORGONZOLA NOVARA 3
(20-25, 23-25, 19-25)