(Video) Volejboll / Erblira Bici, paraqitje bindëse me Busto Arsizion

Share Button

AlbanianSport.com 07/10/2019 19:10

ASNN – 24-vjeçarja spikat me paraqitjen e saj në turnetë parasezonalë me ekipin e saj të ri. Erblira Bici ka spikatur me paraqitjen e saj në këto javë para fillimit të sezonit, duke shkëlqyer në turnetë miqësorë që ekipi i saj i ri, Busto Arsizio, ka zhvilluar deri më tani. Në një përkim interesant, në të dy këto turne, skuadra aktuale e volejbollistes shqiptare, është përballur me ish-skuadrës e saj të sezonit të shkuar, Novarën. Ka ndërruar skuadër dhe nuk ka vonuar të shpalosë potencialin e saj dhe të shndërrohet menjëherë në një shtyllë të ekipit të saj të ri.

Erblira Bici ka spikatur me paraqitjen e saj në këto javë para fillimit të sezonit, duke shkëlqyer në turnetë miqësorë që ekipi i saj i ri, Busto Arsizio, ka zhvilluar deri më tani. Në një përkim interesant, në të dy këto turne, skuadra aktuale e volejbollistes shqiptare, është përballur me ish-skuadrës e saj të sezonit të shkuar, Novarën. Dhe në turneun e parë, të zhvilluar para 10 ditësh, skuadra e shqiptares ka bërë një paraqitje të mirë, duke fituar në 4 sete ndaj Breshias në gjysmëfinale, por Bici ka patur një paraqitje të kufizuar, edhe për shkak të një shqetësimi në gju.

Ndërsa ajo në finale është aktivizuar pak më tepër, por ka arritur të realizojë 10 pikë në triumfin në finalen e turneut miqësor të Kiavenës në 4 sete ndaj ish-ekipit të saj, Novarës. Ndërkaq, duke qenë edhe në formë fizike më të mirë, diagonalistja shqiptare ka spikatur në turneun tjetër miqësor parasezonal, atë të edicionit të 3-të të “Memorial Ferrarit”. Në gjysmëfinalen e luajtur të shtunën, 24-vjeçarja ka qenë shënuesja më e mirë e ndeshjes, duke realizuar 20 pikë dhe duke e çuar Busto Arsizion në finalen e së dielës, ku përballë ka qenë sërish Novara.

Dhe në finale, volejbollistja 1 m e 86 cm e lartë ka qenë edhe më mirë, duke realizuar plot 22 pikë dhe duke qenë edhe shënuesja më e mirë e ndeshjes. Sidoqoftë, edhe pse i ka dhënë praktikisht skuadrës së saj thuajse një set e vetme, kjo nuk i ka mjaftuar Busto Arsizios të fitonte ndaj Novarës, pasi kjo e fundit ka kapërcyer dy setet e humbura në fillim dhe një set të 3-të drithërues, duke fituar me shifrat 3-2 dhe duke marrë trofeun e këtij turneu.

Duhet theksuar se Bici nuk është aktivizuar në një pjesë të setit të 4-t dhe atij të 5-të, por 22 pikët e realizuara dhe paraqitja e bërë kanë bërë që kapitenia e Kombëtares kuqezi të marrë vlerësime edhe nga ish-skuadra e saj, Novara, me të cilën fitoi sezonin e shkuar Kupën e Italisë, por edhe u shpall kampione e Evropës në volejboll për femra.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh