(Video) Volejboll / Erblira Bici, 16 pikë në fitoren e radhës, merr vlerësimin e trajnerit

Share Button

AlbanianSport.com 20/12/2020 21:50

ASNN – Kapitenia kuqezi shkëlqen sërish me Kuneon, merr vlerësimin e trajnerit. Ka shënuar 16 pikë, duke qenë shënuesja më e mirë e skuadrës së saj dhe bashkëshënuesja më e mirë e takimit, teksa e ka udhëhequr skuadrën e saj, Kuneon, drejt fitores në 3 sete në fundjavë ndaj Firences. Dhe Erblira Bici po e rikonfirmon plotësisht veten tek skuadra që militon në nivelin më të lartë të volejbollit italian të femrave, duke i siguruar fitoren e 6-të në këto 13 ndeshje të luajtura deri më tani.

Skuadra e shqiptares ka qenë një nga më të goditurat nga epidemia e virusit korona në kampionatin italian të femrave, çka ka ndikuar edhe në rezultate. Por skuadra e kapitenes kuqezi po rikthehet dhe një ndihmesë të madhe po jep gjithnjë e më tepër edhe volejbollistja 1 m e 86 cm e lartë, e cila ka shënuar pikët që vulosën fitoren në të 3 setet e ndeshjes së vlefshme për javën e 14-të, ose javën e parë të fazës së dytë, ka marrë edhe vlerësimin e trajnerit të saj, Andrea Pistola.

“Po, në këtë ndeshje ajo ka dhënë një kontribut të madh në sulm, por për ne, ajo është një element i rëndësishëm, kështu që jam i kënaqur që ka bërë një paraqitje pozitive, sepse ajo ka nevojë për të mbajtur moralin lart, për të rritur besimin e saj, – ka thënë ai, duke folur pas fitores me Firencen. Kështu që kjo paraqitje e mirë në këtë ndeshje është një ogur i mirë që jep shpresë për një paraqitje të mirë të saj në këtë gjysmë të dytë të sezonit.”

Me 15 pikë të marra në 13 ndeshje, ekipi i Bicit ndodhet në mesin e renditjes, në vendin e 7-të, por për vetë formulën e këtij sezoni, ku 4 të para shkojnë direkt në çerekfinale të play-off-it për titull dhe 8 të tjera kualifikohen për në turin eliminator nga ku do të dalin edhe 4 çerekfinalistet e tjera, Kuneo mbetet në rrugë të mbarë për të vazhduar betejën edhe përtej sezonit të rregullt. Bici ka realizuar 107 pikë në 36 setet ku është aktivizuar, një shifër e kënaqshme kjo duke patur parasysh se volejbollistja 25-vjeçare ka munguar në disa prej ndeshjeve të fillimsezonit dhe është aktivizuar nga pak në disa të tjera për shkak të frakturës që pësoi në dorë gjatë përgatitjeve të parasezonit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh