AlbanianSport.com 11/12/2017 15:45
ASNN – Në kuadrin e realitetit të sportit shqiptar, roli i shtetit sa i përket mbështetjes financiare po zvogëlohet, por ajo që duhet promovuar është rregullimi me legjislacion i mbështetjes së sportit nga biznesi.
I këtij mendimi është Zëvendës-Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Dashamir Brari, për të cilin, përfshirja e biznesit në mbështetje të sportit është vendimtare për zhvillimin e këtij të fundit, pasi ai e sheh shtetin gjithnjë e më pak të përfshirë financiarisht.
Për ish-volejbollistin, premtues është fakti që rrjeta shqiptare po prodhon talente. Brari i mëshon idesë që talentet e reja të kampionatit shqiptar duhet ta provojnë fatin në kampionatet e huaja.
Midis veprimtarive të vitit 2018, që pritet të jetë një vit i ngjeshur për volejbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare, spikat zhvillimi në Tiranë i fazës finale të Kampionatit Evropian të Të Rejave.