AlbanianSport.com 13/06/2019 18:25
ASNN – Trajneri reflekton mbi përvojën në stolin e Kombëtares, hedh vështrimin drejt së ardhmes. Altin Martiri është promovuar tanimë në rolin e drejtorit teknik të ekipeve përfaqësuese të volejbollit, duke ulur kështu siparin e një 3-vjeçari si trajneri i Kombëtares kuqezi.
Gjatë një interviste të posaçme për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Martiri ka vlerësuar të gjithë grupin e lojtareve me të cilat ai ka punuar gjatë kësaj periudhe, ndërsa e ka hedhur vështrimin drejt së ardhmes. Ka mbyllur një 3-vjeçar në krye të Kombëtares kuqezi në volejboll për femra dhe për trajnerin Altin Martiri, bilancet përmblidhen në 3 kulme.
Po si ka qenë ky 3-vjeçar për trajnerin kuqezi? Një aspekt i rëndësishëm i punës së tij me Kombëtares, Martiri cilëson tërheqjen e lojtareve shqiptare që luanin jashtë. Megjithatë, kjo Kombëtare, sipas trajnerit, ishte e gjitha shqiptare. Martiri ka vlerësuar të gjithë grupin e lojtareve me të cilat ai ka punuar gjatë kësaj periudhe.
Tanimë në rolin e drejtorit teknik të ekipeve përfaqësuese, Altin Martiri e ka hedhur vështrimin drejt së ardhmes. Klikoni videon e mëposhtme për intervistën e plotë.