AlbanianSport.com 24/01/2019 12:25
ASNN – Është rikthyer pas një dëmtimi dhe ka shënuar golin që riktheu në lojë Vllazninë, e cila më pas vijoi ta përmbyste rezultatin dhe të mposhtte Kamzën 2-1 në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e 16-shes së Kupës së Shqipërisë dhe Antonio Marku nuk e ka fshehur kënaqësinë.
Si për mbrojtësin e majtë, ashtu edhe për mesfushori e qendrës, Alsid Tafili, kjo fitore ishte një nisje e mbarë e vitit. Madje Tafili thekson se kjo ishte edhe një lloj hakmarrjeje e shkodranëve ndaj Kamzës, ndaj së cilës e humbën sezonin e shkuar betejën për mbijetesë në Superiore.
Të mërkurën, Vllaznia mposhti Kamzën 2-1 dhe mori me vete një fitore për ndeshjen e kthimit pas dy javësh.