AlbanianSport.com 15/01/2020 17:50
ASNN – Qendërmbrojtësi i Vllaznisë analizon gjysmën e parë të sezonit dhe pritshmëritë e kuqebluve. Ndryshe nga shumica e skuadrave të Kategorisë Superiore, që kanë zgjedhur Turqinë, Vllaznia po e zhvillon në Ohër të Maqedonisë e Veriut fazën përgatitore dimërore dhe futbollisti Renato Malota ka theksuar se gjithçka po shkon mirë për shkodranët.
Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, 30-vjeçari shpreson në një merkato të frytshme. Qendërmbrojtësi identifikon sulmin si çështje problematike për kuqeblutë. Sa i përket gjysmës së dytë të sezonit, Malota kërkon që skuadra të shkojë sa më larg. Por futbollisti i Vllaznisë është i ndërgjegjshëm për sfidën që paraqet ky sezon.
Pas ka mundur Pogradecin me një gol të vetëm në miqësoren e parë, Vllaznia e trajnerit Mirsad Jonuz, ka fituar edhe ndaj Strugës në miqësoren e dytë, të luajtur në Maqedoninë e Veriut, duke ngadhënjyer me shifrat 2-0, me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: