AlbanianSport.com 16/03/2021 23:55
ASNN – Ish-portieri analizon ngjarjet e ditëve të fundit, bën apel për qetësi dhe reflektim. Kriza e Vllaznisë nuk ishte diçka e papritur, por e natyrshme. I këtij mendimi është ish-portieri i kuqebluve, Armir Grima.
Duke folur për RTSH Sport, Grima thekson se trysnia e ditëve të fundit ishte e padobishme. Për 46-vjeçarin skuadra i ka tejkaluar pritshmëritë. Madje Grima ka edhe një sugjerim konkret për rrethanat e krijuara.
Së fundmi, ish-futbollisti shkodran ka një apel edhe për lojtarët aktualë të Vllaznisë. Të mërkurën, Vllaznia përballet në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me Korabin, në ndeshjen që do të luhet në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: