AlbanianSport.com 01.06.2016 21:25
ASNN – Vllaznia është shpallur të mërkurën në mbrëmje për herë të 3-të radhazi dhe për të 9-ën herë në histori, “kampione” e Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Shkodranët e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj e ka fituar ndeshjen e 4-t, të zhvilluar në Durrës, duke mposhtur Teutën me rezultatin e thellë 102-76 dhe duke e fituar finalen me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Ndryshe nga femrat, që kanë shkuar në ndeshjen e 5-të, Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Meshkuj e ka mbyllur në 4 takime finalen e “play-off”-it, duke kurorëzuar Vllazninë si kampione të Shqipërisë. Shkodranët e drejtuar nga trajneri Bleda Gjeçaj e ka fituar ndeshjen e 4-t, të zhvilluar në Durrës, duke mposhtur Teutën me rezultatin e thellë 102-76 dhe duke e fituar finalen me rezulatin e përgjithshëm 3-1.
Shkodranët kanë treguar se kishin ardhur në Durrës për trofeun, duke e fituar pjesën e parë 32-18 dhe, ndonëse pjesa e dytë mbyllet në barazim 28-28, Vllaznia i fiton dy pjesët e tjera me të njëjtat shifra, 21-15, duke marrë edhe fitoren që i jep kurorën e kampiones, një triumf ky mëse i merituar për trajnerin Gjeçaj. “Pasi e kemi fituar në Shkodër dhe në Tiranë, e fituam edhe në Durrës titullin”, – ka thënë ai.
“Ky është kurorëzimi i një viti pune, i një viti lodhjeje dhe stërvitjeje dhe ia dolëm ta rikthejmë, për të 3-tin vit radhazi, ta mbajmë Vllazninë mbretëreshë të basketbollit shqiptar të meshkuj, – vijoi Gjeçaj. – Falënderimi im shkon për të gjithë lojtarët, nga i pari, tek i fundit.” Ky ishte titulli i 3-të “kampion” radhazi për shkodranët dhe i 9-ti për të në histori.