(Video) Vendimet e UEFA-s dhe pasojat për futbollin në Shqipëri

Share Button

AlbanianSport.com 17/03/2020 23:30

ASNN – Afati i vënë nga organizmi kontinental sugjeron ngjeshjen e kalendarit të veprimtarive. Lidhur me ndeshjet e klubeve, UEFA ka kërkuar përpjekje maksimale nga të gjitha garat vendore dhe evropiane të klubeve që të mbyllin sezonin më 30 qershor 2020. Kjo nënkupton se futbolli shqiptar, i cili u ndal në fillim të javës së shkuar, duhet të ngjeshë kalendarin e ndeshjeve nëse synon ta mbyllë gjithçka brenda këtij afati të vendosur.

Vendimet e marra të martën pasdreke nga një video-konferencë përmes internetit me të gjitha federatat anëtare të organizmit që qeveris futbollin evropian, UEFA, pritet të ndikojë edhe në mbarëvajten e futbollit shqiptar. Lidhur me ndeshjet e klubeve, UEFA ka kërkuar përpjekje maksimale nga të gjitha garat vendore dhe evropiane të klubeve që të mbyllin sezonin më 30 qershor 2020. Për rrjedhojë, organizmi kontinental ka kërkuar kufizim të hapësirave përgjatë javëve në mënyrë që të mund të përdoren nga ligat kombëtare si dhe UEFA.

Kjo nënkupton se futbolli shqiptar, i cili u ndal në fillim të javës së shkuar, pas mbylljes së ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, si dhe atyre të javës së 18-të të Kategorisë së Parë, duhet të mbyllë gjithçka brenda ditës së fundit të qershorit të këtij viti. Pra, janë 10 javë të Superiores, por edhe 9 javë të Kategorisë së Parë për t’u luajtur, që në ritëm normal kërkojnë të paktën dy muaj, ndërkohë që midis tyre duhet të gjendet vend edhe për të paktën 5 mesjava për ndeshjet e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Dhe këtu nuk po llogaritim finalen e sa apo finalet, por edhe ndeshjet e “play-off”-it dhe të “play-out”-it të kategorive të ndryshme, për ngjitjen më lart apo rënien më poshtë. Në rastin më të mirë, që gjendja të normalizohet dhe të garat t’u kthehen fushave të blerta, qoftë edhe me dyer të mbyllura si fillim, si masë ndaj rrezikut të koronavirusit, më 3 prill 2020, prapëseprapë koha nuk mjafton. Dhe kjo pritet të sjellë ngjeshje të kalendarit të ndeshjeve dhe, sipas të gjitha gjasave, skuadrat do të luajnë një ndeshje çdo 4-5 ditë nëse synohet të arrihet kufiri i fundqershorit, i vënë nga UEFA.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh