(Video) Universiteti i Sporteve Tiranë, forum për projektet & kërkimin shkencor

Share Button

AlbanianSport.com 01/11/2021 17:55

ASNN – Mbahet në kryeqytet i pari forum i tillë, Rektori Kasa sqaron synimet e tij. Universiteti i Sporteve të Tiranës ka organizuar të hënën paradite në kryeqytet “Forumin Informues  mbi Projektet dhe Kërkimin Shkencor”, të ndarë në dy panele, një pranë “Doro Hotel”, me pjesëmarrjen e Rektoratit dhe gjithë aktorëve të rëndësishëm nga institucione, organizma kombëtarë dhe nderkombëtarë të financimit të kërkimit shkencor, dhe tjetri pranë Sallës së Konferencave me pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik.

Duke folur për RTSH Sport, Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës, Prof. Dr. Agron Kasa, ka sqaruar edhe qëllimin kryesor të këtij organizimi. “Qëllimi kryesor i këtij forumi ishte të bënte bashkë institucionet dhe organizatat që punojnë në fushën e Rinisë, Sportit, Turizmit, Arsimit të Lartë, Shëndetit, Teknologjisë dhe zhvillimit të qendrueshem, – ka thënë ai. – Gjatë këtij eventi studentët dhe kërkuesit shkencor u prezantuan me programe, projekte e aktivitete, ne te cilat ata mund të përfshihen në fushat e lartpërmendura.”

Ndërkohë, Drejtori i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit pranë këtij Universiteti, Prof. As. Dr. Arben Kaçurri, ka dhënë edhe hollësi mbi këtë forum. “Nga ana e tyre kërkuesit shkencor të Insitutit të Kërkimit Shkencor të Sportit i prezantuan disa projekte institucioneve dhe organizatave për të bërë të mundur përfshirjen e universitetit (botës akademike) në bashkepunime konkrete të aplikueshme në fushën e interest të agjencive vendase dhe të huaja që ndoqen punimet e tij forumi”, – ka përfunduar ai.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh