AlbanianSport.com 13/08/2018 14:10
ASNN – Uejn Runi dëshmoi të dielën në mbrëmje se nuk ka humbur asgjë nga karakteri dhe loja e tij, duke dhuruar gjithçka në 18 sekonda të çmendura për skuadrën e tij, DC Junajtid. Me shifrat e barabarta në 2-2 me Orlando Sitin në minutën e 95-të dhe me një goditje këndi që nuk shkoi siç duhet, Uejn Runi fillimisht e shpëtoi ekipin nga pësimi e golit e më pas ndërtoi golin e fitores së tij.
Ai mund të jetë 32 vjeç tashmë dhe mund të jetë zhvendosur në kampionatin amerikan të futbollit, MLS, për të përfituar sa më tepër financiarisht nga vitet e fundit të karrierës së tij. Por Uejn Runi dëshmoi të dielën në mbrëmje se nuk ka humbur asgjë nga karakteri dhe loja e tij, duke dhuruar gjithçka në 18 sekonda të çmendura për skuadrën e tij, DC Junajtid.
Me shifrat e barabarta në 2-2 me Orlando Sitin në minutën e 95-të dhe me një goditje këndi që nuk shkoi siç duhet, Uejn Runi bëri një vrapim të jashtëzakonshëm drejt gjysmëfushës së vet dhe i rrëmben topin kundërshtarit Uill Xhonson teksa porta e skuadrës së anglezit ishte e boshatisur, pa portier. Më pas, ai jep një pasim të gjatë për shokun e tij të skuadrës, Luçiano Akosta, i cili shënoi golin e fitores së DC Junajtid në minutën e 96-të.
Duke folur pas ndeshjes, Runi tha se këto janë nga ato fitoret që të shijojnë më tepër, ndërsa zbuloi edhe një hollësi interesante mbi këtë episod. “Të jem i sinqertë, e mendova këtë skenar para se të ekzekutohej goditja e këndit, – tha golashënuesi më i mirë i përfaqësueses angleze. – Unë zakonisht rri brenda zone gjatë këndoreve, por këtë herë ndenja larg, sepse para një parandjenjë që mund të ndodhte kështu.”
“E kam parë edhe më parë në futboll këtë dhe vetëm shpresoja që ai të mos godiste menjëherë dhe ai kështu bëri, prandaj nuk prita më”, – përfundoi Uejn Runi.